×
  • Lajme
  • Botë / Marrëveshja për armëpushim

    Trump thotë se do ta ftojë Zelenskyn sërish në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 23:27

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se shpreson se Rusia do të pajtohet me një plan armëpushimi të hartuar nga zyrtarët amerikanë dhe ukrainas të martën në Arabinë Saudite.

    Duke folur para gazetarëve të martën, Trumpi tha se do ta ftojë liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëri në Shtëpinë e Bardhë, raporton The Guardian.

    Trump shpreson se propozimi mund të forcohet “gjatë ditëve të ardhshme”.

    “Nesër kemi një takim të madh me Rusinë dhe shpresojmë se do të pasojnë disa biseda të shkëlqyera”, ka deklaruar ai.

    Trumpi ka thënë po ashtu se do të flasë me udhëheqësin rus, Vladimir Putin për propozimin e armëpushimit këtë javë.

    “Duhen dy për tango, siç thonë ata”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!