×
  • Lajme
  • Botë

    Trump thotë se kongresistet me shamia duhet t’i kërkojnë falje atij

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 13:35

    Donald Trump ka thënë se kongresistet të cilat ishin objektiv i një serie të statuseve raciste të tij, duhet të kërkojnë falje ‘tek zyrja e Presidentit’.


    Presidenti amerikan ka shkaktuar zemërim të dielën kur ai postoi një status në twitter se gratë demokrate kongresmene prej vendeve “të cilat qeveritë e tyre janë një komplet dhe total katastrofë” duhet të “të kthehen dhe të ndihmojnë në përmirësimin e vendeve totalisht të thyera dhe të infektuara nga krimet nga të cilat kanë ardhur”.

    Pasi më herët ishte ankuar për kundërpërgjigjet e postimit të tij, ai lansoi një sulm të ri në një grup që ai e quajti si ‘Kongresmene Radikale Majtiste’, gjerësisht i referohej figurave të shquara duke përfshirë Aleksandria Ocasio-Cortez dhe Ilhan Omar.

    Ai shkroi: “Kur Kongresmenet Radikale Majtiste do t’i kërkojnë falje Vendit tonë, popullit të Izraelit dhe madje edhe tek Zyra e Presidentit, për gjuhën që e kanë përdorur dhe gjërat e tmerrshme që ato i kanë thënë. Shumë njerëz janë të zemëruar nga ato dhe veprat të tmerrshme dhe të neveritshme.

    Kjo erdhi pasi zonja Omar e kishte quajtur Trump si “Presidenti më i korruptuar dhe i paaftë që kemi parë ndonjëherë”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!