×
  • Lajme
  • Botë

    Trump thyen heshtjen, flet lirshëm për fitore: Fitorja është gjithmonë e lehtë

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 23:08

    Teksa votimet për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke vazhduar, kandidati dhe presidenti aktual, Donald Trump ka thënë para gazetarëve se humbja “kurrë nuk është e lehtë” për të.


    Në anën tjetër ai theksoi se ekziston “një unitet i paparë” gjatë tubimeve të republikanëve në Arlington dhe Virxhinia.

    Kujtojmë se Trump pak më parë vizitoi selinë e partisë së tij në Virxhinia

    Ai këto komente i bëri para përkrahësve të tij dhe gazetarëve që ishin të shumtë në numër.

    “Fitorja është gjithmonë e lehtë, humbja asnjëherë të paktën jo për mua”, ka shtuar Trump i cili i është futur garës për një mandat tjetër për president të SHBA-ve.

    “Unë mendoj se do të kemi një natë të shkëlqyeshme, por është politikë dhe janë zgjedhje dhe kurrë nuk dihet”, tha Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!