×
  • Lajme
  • Botë

    Trump tregon cili është lideri i vetëm botëror të cilit i bindet Erdogan

    Reporteri
    17 Gusht 2020 | 19:56

    Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se liderët botërorë i kanë kërkuar atij ndihmë rreth presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pasi siç tha, lideri turk do ta dëgjonte vetëm atë.


    “Krerët e shteteve javën e kaluar më thirrën dhe më thanë: “A mund të bisedosh me Erdoganin?”, tha Trump të hënën në një intervistë me Fox News.

    Trump shpjegoi se ai u kishte thënë atyre se pse pikërisht ai do të duhej të fliste me presidentin turk, dhe ata sipas Trumpit u përgjigjën: “Ti je i vetmi të cilin ai e dëgjon. Ai nuk na dëgjon ne. Ti je i vetmi që të dëgjon”.

    “U thash, “a është kjo për shkak të Shteteve të Bashkuara?” Ai më tha: “Jo, është për shkakun tënd. Për shkak të personalitetit tënd. Ti je i vetmi të cilin ai do ta dëgjonte”, tha Trump.

    Nuk është e qartë cilët lider apo cili lider i është referuar Trump në bisedën telefonike, por thirrja erdhi pas konflikteve në Mesdhe ku u përfshinë disa aleatë amerikanë, përfshirë Turqinë, Greqinë, Francën dhe Egjiptin.

    Shtëpia e Bardhë njoftoi të dielën se Trump bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron, duke treguar se liderët “u pajtuan që Greqia dhe Turqia duhet të dialogojnë për zgjidhjen e kundërshtive”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!