×
  • Lajme
  • Botë

    Trump tregon se po përdor një ilaç që sipas tij parandalon coronavirusin

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 9:44

    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po merr ilaçe anti-malarie për të lehtësuar simptomat nëse eventualisht është i infektuar me coronavirus, megjithëse efekti i këtij ilaçi në infeksion nuk është provuar.


    Trump u tha gazetarëve se ai po merrte “shtesa hidroksilklorine dhe zinku” çdo ditë për rreth një javë e gjysmë.

    “Fillova ta marr sepse mendoj se është mirë. Kam dëgjuar shumë histori të mira”, tha Trump.

    Ai shtoi se mjeku i tij nuk e kishte rekomanduar përdorimin e ilaçit.

    Hidroksilklorina mund të ketë efekte anësore serioze në disa pacientë, dhe deri më tani nuk ka prova që ndihmon kundër coronavirusit të ri.

    Në kundërshtim me këshillat e shumë ekspertëve të shëndetit, Trump ka javë që promovon hidroksilkolinën si një kurë e mundshme për Covid-19. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!