×
  • Lajme
  • Botë

    Trump u drejtohet amerikanëve: Gjithçka në rregull, kemi ushtrinë më të fortë në botë

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 6:59

    Donald Trump nuk i është adresuar sot Kombit amerikan pas sulmit në dy baza ushtarake amerikane në Irak, por ka shkruar një status në Twitter.


    Ai ka shkruar se nesër do të kenë deklaratën zyrtare për sulmin e Iranit mbi forcat ushtarake amerikane.

    “Gjithçka në rregull! Raketat e Iranit goditën dy baza ushtarake në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve është duke u bërë. Deri me tani, shumë mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisurën në botë, më të mirën! Nesër në mëngjes do ta bëj një deklaratë për media”, ka shkruar Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!