Presidenti amerikan, Donald Trump ka ofruar të paguajë pothuajse të gjithë punonjësit federalë që nuk duan të kthehen në zyrë, që është një lëvizje e madhe që synon reduktimin e qeverisë amerikane, shkruan BBC .
Në një email dërguar miliona punonjësve të martën, administrata e tij informoi punëtorët se kanë kohë deri më 6 shkurt për të vendosur nëse duan të jenë pjesë e programit të “dorëheqjes së shtyrë”.
Nëse ata pranojnë të lënë punën e tyre deri në atë datë, mesazhi thotë se ata do të marrin një paketë largimi prej rreth tetë muajsh pagash.
Administrata Trump pret që deri në 10% e punonjësve të pranojnë ofertën, që do të thotë rreth 200,000 nga më shumë se dy milionë punonjës të qeverisë federale.
Zyrtarë të lartë të administratës Trump u kanë thënë mediave amerikane se paketat e blerjes mund t’i kursejnë qeverisë deri në 100 miliardë dollarë.
Punëtorët që donin të pranonin ofertën të martën duhej t’i përgjigjeshin një emaili me fjalën “dorëheqje” në rreshtin e subjektit. Oferta përfshin paga dhe përfitime për punonjësit deri më 30 shtator.
Disa punonjës nuk e morën ofertën, duke përfshirë punonjësit e postës, anëtarët e ushtrisë, zyrtarët e imigracionit dhe disa personel të sigurisë kombëtare, sipas emailit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.