Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe rivali Demokrat, Joe Biden, po bëjnë fushatë të enjten në Florida, një shtet që është esencial për rrugën e Republikanëve për të fituar edhe një mandat, shkruan agjencia AP.
Të dy kandidatët për president kanë kthyer përqendrimin që t’i inkurajojnë votuesit të paraqiten në person në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Më tepër se 73 milionë kanë votuar tashmë, me kusht apo me email, dhe Trumpi e Bideni po mundohen t’u japin energji miliona qytetarëve tjerë që të votojnë të martën. Derisa votimet në ditën e zgjedhjeve zakonisht favorizojnë Republikanët dhe votimet e hershme kanë tendencë të shkojnë kah Demokratët,pandemia e koronavirusit, që ka shkaktuar vdekjen e 227 mijë qytetarëve në SHBA, ka sjellë paqartësi.
Trumpi dhe Bideni do të paraqiten në Tampa sot.
Për Trumpin asnjë shtet mund të mos jetë më i rëndësishëm se Florida. Po 29 vota elektorale nga ky shtet, rruga e Trumpit për një mandat tjetër do të jetë shumë e vështirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.