×
  • Lajme
  • Botë

    Mjeku personal i Trump: Presidenti është me humor të mirë, nuk është me oksigjen

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 18:01

    Doktori personal i presidentit amerikan Donald Trump, Sean Conley, tha se Trumpi dhe Zonja e Parë janë mirë me shëndet, pasi janë infektuar me koronavirus të premten.


    Në një konferencë për mediat amerikane, Conley dhe stafi mjekësor i Trumpit, të shtunën theksuan se i gjithë ekipi janë pranë tyre dhe se pritet që të përmirësohen me shëndet.

    “Presidenti po bën mirë. Ka simptoma të lehta”, tha Conley.

    Sipas Conleyt deri në këtë moment, Trumpi ka kollë të lehtë porse është në gjendje stabile.

    Mjekët tjerë dhe Conley njoftuan se Trumpi nuk është me oksigjen, dhe është ‘në humor të mirë’.

    Trumpi është shtrirë në Spitalin Ushtarak para 48 orësh.

    “Ai po bën mirë, nuk është në oksigjen. Ka humor të mirë dhe s’ka nevojë për diçka ekstra”, tha Conley.

    Conley tha se para të premtes, Trumpi ka pasur shenja të dallueshme të koronavirusit, por prejse është shtrirë në spital gjendja e tij po shënon përmirësime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!