×
  • Lajme
  • Botë

    Trumpi i quan Demokratët “Venezuela në steroide”

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 21:29

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka quajtur me mllef rivalët Demokratë në Washingotn si “Majtistë sikur Venezuela në steroide”, pasi që anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan në favor të Ligjit Kundër Ndalimit, duke e shfuqizuar ligjin e tij që ndalonte hyrjen e vizitorëve nga disa shtete me shumicë myslimane, shkruan The Independent.


    Ndërkohë presidenti e ka përshkruar koronavirusin si “ngadalësues” dhe “frenues” për numrat e tij në sondazhe, gjersa SHBA-ja përjetoji numrin rekord të rasteve ditore të premten, me 73,400 infektime të reja dhe 1,100 viktima nga Covid-19, transmeton KOHA.

    “Po bënim punë të mirë, po lundronim. Edhe George Washingtoni do të na kishte zili”, tha presidenti gjatë një interviste në Shtëpinë e Bardhë. “E pastaj erdhi virusi kinez dhe na ngadalësoi”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!