×
  • Lajme
  • Botë

    Trumpi ka kërkuar vendosjen e 10 mijë trupave në Washington

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 15:21

    Presidenti i SHBA-së i ka thënë këshilltarëve të tij javën e kaluar se dëshiron vendosjen e 10 mijë trupave në Washington për të ndalur trazirat civile, sipas një zyrtari të lartë të SHBA-së.


    Raportimet e kërkesës së Trumpit të hënën e kaluar tregojnë se sa afër kërcënimit ka qenë presidenti dhe se do të vendosë ushtarë aktivë, pavarësisht opozitës nga udhëheqësia e Pentagonit.

    Gjatë takimit në Zyrën Ovale, sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper këshilltari më i lart ushtarak i presidentit, gjenerali Mark Milley, dhe gjykatësi gjeneral William Barr këshilluan kundër një vendosje të tillë, ka thënë ky zyrtar, duke folur me kusht anonimiteti.

    Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur kërkesave për koment nga ana e agjencisë Reuters.

    Përpjekja e Trumpit që të militarizojë përgjigjen ndaj protestave ka ndezur reagime të ashpra dhe të rralla nga ish-zyrtarë ushtarakë të SHBA-së, përfshirë ish-sekretarin e parë të mbrojtjes së Trumpit, Jim Mattis, si dhe gjeneralëve tjerë të lartë të cilët zakonisht nuk përzihen në politikë.

    Sekretari i tanishëm i mbrojtjes, Mark Esper, publikisht kundërshtoi vendosjen e ushtarëve gjatë protestave, dhe thuhet se kjo gjë nuk u prit mirë as nga Trump e as nga ndihmësit e tij.

    Zyrtari i lart, i cili dëshiron të mbetet anonim, tha se Trump i kishte bërtitur Esperit pas konferencës për shtyp, transmeton KOHA.

    Menjëherë u spekulua nëse presidenti do ta shkarkojë nga puna, por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany ka thënë se “Trump ka besim të madh në Sekretarin Esper”.

    Esper publikoi një memorandum të martën e kaluar duke përkujtuar personelin e Departamentit të Mbrojtjes se “zotohen në të drejtën e popullit amerikan për liri të fjalës dhe tubim paqësor”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!