×
  • Lajme
  • Botë

    Trumpi merr meritat për vete: Vaksinat anti-COVID u zbuluan gjatë mandatit tim

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 15:47

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka marrë meritat për vaksinat antiCOVID. Ai ka shkruar në Facebook pas raportimit të Modernas, se vaksina e saj eksperimentale ka efikasitet 95 për qind.


    Moderna është bërë kompania e dytë amerikane që ka raportuar për një vaksinë me efikasitet mbi 90 për qind për ta luftuar COVID-19.

    “U lajmërua për një vaksinë tjetër. Kësaj radhe nga Moderna, efikase 95 për qind. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mbani në mend se këto zbulime të mëdha, që do t’i japin fund Murtajës Kineze, të gjitha kanë ndodhur gjatë mandatit tim!” – ka shkruar Trump në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!