×
  • Lajme
  • Botë / Vendimi i Gjykatës

    Trumpi urdhërohet të paguajë 354 milionë dollarë

    Reporteri
    16 Shkurt 2024 | 23:46

    Gjykata e New Yorkut ka urdhëruar Donald Trumpin që të paguajë 354 milionë dollarë në procesin gjyqësor për mashtrim, raporton BBC.

    Ish-presidentit gjithashtu i është ndaluar të bëjë biznes në New York për tre vjet, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Djemtë e tij, Donald Trump Jr dhe Eric Trump janë gjobitur me 4 milionë dollarë secili dhe u është ndaluar të bëjnë biznes në New York për dy vjet.

    Trumpi dhe të bijtë e tij kanë ngritur ndjeshëm vlerën e patundshmërive të tyre me qëllim që të siguronin kredi më të mira.

    Ekipi i Trumpit ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!