×
  • Lajme
  • Botë

    Trupa të vdekur në të gjitha anët, kartelet e drogës në Meksikë përgjakin vendin

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 15:11

    Autoritetet meksikane kanë njoftuar se kanë gjetur gjetën 29 trupa të njerëzve në më shumë se njëqind çanta plastike në një varr masiv në shtetin perëndimor të Haliskos.


    Reuters shkruan se niveli i vrasjeve në Meksikë u rrit në shkallën më të lartë në gjysmën e parë të vitit, gjersa 29.1111 vrasje u regjistruan vetëm vitin e kaluar, transmeton Reporteri.net.

    Avokat i Shtetit të Haliskos, Gerardo Solis tha në një konferencë për shtyp se hetuesit kishin identifikuar 13 trupa të plotë dhe 16 trupa të tjerë janë identifikuar pjesërisht pasi mbetjet u gjetën në javën e parë të shtatorit.

    Kartelet e drogës në Meksikë shpesh rrëmbejnë dhe vrasin rivalët e tyre, dhe shumë janë varrosur në varre të fshehura në të gjithë vendin.

    Ekzistojnë disa organizata kriminale që veprojnë në shtetin e Haliskos, duke përfshirë një prej më famëkeqeve “Karteli i gjeneratës së ardhshme”. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!