Amerikania Katrina Speid hartoi një proces varrimi ekologjik duke i kthyer trupat e të ndjerit në dhe, të cilin familjet mund ta hedhin më vonë rreth bimëve dhe pemëve.


Sipas ligjit të ri, njerëzit tani mund të zgjedhin që trupi i tyre të kthehet në dhe’ pas vdekjes.

Procesi, sipas BBC-së, vijon duke e vendosur trupin në një kapsulë të mbyllur me tallash, jonxhë dhe kashtë. Trupi rrotullohet ngadalë për të lejuar që mikrobet ta dekompozojnë atë. Pas 30 ditësh, mbetjet i dorëzohen familjes që mund t’i spërkasë rreth bimëve ose pemëve, transmeton Reporteri.net.

Reklamë

Speid pretendon se prishja organike natyrore e trupit parandalon emetimin e 1.4 ton karboni në atmosferë gjatë procesit të kremacionit, raporton N1. Dhe, ajo është e bindur që ka kursime të ngjashme në krahasim me funeralet tradicionale kur merret parasysh transporti i të ndjerit dhe prodhimi i arkivoleve.

“Kur  të vdes, a nuk duhet  që këtij planeti që më ka mbrojtur dhe më ka mbështetur gjatë gjithë jetës sime ,t’ia rikthej atë që mbetet nga unë. Është kaq e logjikshme dhe e bukur,” thotë Speid.

Varrosja e njerëzve duke i kthyer mbetjet e tyre në dhe duhet të fillojë në shkurt të vitit të ardhshëm, në shtetin amerikan të Uashingtonit./Reporteri.net