Kreu i grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Saharë është vrarë nga forcat franceze, ka njoftuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bën të ditur BBC.
Adnan Abu Walid al-Sahrawi ka formuar Shtetin Islamik të Saharës së Madhe (ISGS) në vitin 2015.
Grupi është fajtor për shumicën e sulmeve në rajon, përfshirë edhe vrasjen e disa punonjësve humanitarë francezë në vitin 2020.
Macron e ka quajtur vrasjen e Sahrawit një sukses tjetër të madh të Francës në luftën kundër grupeve terroriste në Sahel.
Sahel është një zonë rreth 3 milionë kilometra katrorë që shtrihet nëpër pjesën jugore të shkretëtirës së Saharës, nga Senegali në perëndim e deri te Somalia në lindje.
Macron nuk ka treguar lokacionin apo ndonjë detaj të operacionit.
Ministrja e Mbrojtjes së Francës, Florence Parly, ka thënë se Sahrawi ka vdekur pas një operacioni të forcave franceze.
Ajo ka thënë se është goditje vendimtare ndaj grupit terrorist dhe se luftimet do të vazhdojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.