×
  • Lajme
  • Botë / Vdekja e opozitarit rus

    Trupi i Navalnyt i dorëzohet nënës së tij

    Reporteri
    24 Shkurt 2024 | 17:08

    Trupi i figurës kryesore të opozitës ruse Alexei Navalny i është kthyer nënës së tij, raporton BBC.

    Në një postim në X, zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh falënderoi të gjithë ata që kishin kërkuar kthimin e trupit të tij.

    “Funerali nuk është bërë ende”, ka shkruar ajo.

    “Ne nuk e dimë nëse autoritetet do të ndërhyjnë që funerali të kryhet ashtu siç dëshiron familja dhe siç e meriton Alexei”, shkroi ajo.

    Gjatë ditës, e veja e Navalny, Julia, akuzoi Vladimir Putinin se mbante “peng” trupin e burrit të saj të ndjerë dhe kërkoi lirimin e tij pa kushte.

    Ajo akuzoi sërish presidentin rus se qëndron pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

    Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur reagimin perëndimor ndaj vdekjes se Navalnyt si “histerike”.

    Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!