×
  • Lajme
  • Botë

    Tundi shkallët, rrëzoi punonjësin që po lyente murin në dhjetë metra lartësi

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 13:27

    Fernandez Sanchez është rrëzuar nga dhjetë metra lartësi, derisa po lyente murin e një ndërtese në Lima të Perusë.


    Punonjësi 46-vjeçar, ka rënë me shpinë pasi shkallët në cilat ndodhej, u tundën nga një pensionist, që pretendonte se ia kishin zënë rrugë, transmeton Telegrafi.

    Në pamjet e shpërndara, e tregojnë burrin në karrocë, derisa i tundi shkallët, pasi litari me të cilin ishin lidhur për më shumë siguri, po ia pengonte lëvizjen.

    Megjithëse ra nga lartësia, punonjësi u ngritë sërish dhe me gjithë dhembjen që ndiente, qëndroi i mbështetur për një veturë.

    Banorët e zonës kanë thënë se pensionisti njihet për sjellje jo të mira, derisa pritet që të merret në pyetje lidhur me veprimin e kryer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!