×
  • Lajme
  • Botë

    Turistët e parë britanikë “pushtojnë” Spanjën, por gjejnë një surprizë të pakëndshme

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 11:09

    Britanikët kanë shkuar për pushime në Spanjë dhe kanë mbetur të habitur kur kanë gjetur një “taksë Covid”, e ngarkuar nga pronarët e bareve.


    Pushuesit e Mbretërisë së Bashkuara janë zemëruar shumë kur gjetën se do të paguanin shtesë për të ndihmuar në pagimin e pajisjeve mbrojtëse personale që vishen nga stafi.

    Një grup spanjoll për të drejtat e konsumatorit e ka quajtur të paligjshme një gjë të tillë, por pushuesit e parë britanikë janë përballur me taksën e re.

    Mediat e huaja shkruajnë se baret në të gjithë Spanjën kanë ngarkaur një “takes Covid”, ndonjëherë 1 euro për tavolinë dhe ndonjëherë 1 euro për pije.

    Konsumatorët janë ankuar në “Twitter”, por pronarët e justifikojnë koston me sasinë e parave shtesë që duhet të shpenzojnë për doreza, maska dhe produkte pastrimi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!