×
  • Lajme
  • Botë

    Turistët ikin nga një valë e madhe pas rrëzimit të akullnajës në Islandë

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 18:40

    Disa turistë ikën nga një valë e madhe pasi një pjesë e një akullnaje u ça dhe ra në det në Islandë.


    Grupet kishin qenë duke e shikuar akullnajën e quajtur “Breiðamerkurjökull” në Parkun Kombëtar të Vatnajökullit, kur një tingull i zhurmshëm i plasaritjeve u dëgjua papritmas.

    Stephen Mantler, i cili e filmoi incidentin të dielën, tha se tingulli ishte një paralajmërim i një çarjeje të akullnajave, e cila është procesi natyror ku një pjesë e madhe e akullit shembet.

    Udhërrëfyesi i malit, i cili zotëron kompaninë islandeze të udhëtimeve “Hafjall”, filmoi turistët që largoheshin drejt bregut për siguri, ndërsa vala u përplas para se të mbeteshin tek pozicioni i rrezikshëm, transmeton Express.

    Ai siguroi që të gjithë klientët e tij ishin të sigurt pas çarjes së akullnajës, shkruan “Independent”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!