Një rifillim gradual i fluturimeve ndërkombëtare nga Turqia ka filluar, pas dy muajve ndërprerje për shkak të pandemisë nga COVID-19.
“Turkish Airlines” njoftoi sot fluturimet e para drejt Dyseldorfit, Mynihut dhe Frankfurtit në Gjermani, si dhe drejt Londrës dhe Amsterdamit që nga aeroporti i Stambollit.
Avioni i parë me destinacion Londrën u ngrit sot në mëngjes nga aeroporti ”Sabiha Gokcen”, në anën aziatike të metropolit të Bosforit.
“Fluturimet ndërkombëtare kanë filluar në mënyrë të kontrolluar. Duke nisur nga 15 qershori, fluturimet do të rifillojnë rregullisht drejt vendeve jo të kërcënuara”, deklaroi sot ministri i Transporteve, Adil Karaismailoglu.
Megjithatë, gjatë orëve të fundit, ka pasur pakënaqësi për pasagjerët që udhëtonin në Turqi nga aeroportet europiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.