Gati 200 persona janë arrestuar për dyshime në lidhje me ndërtimin e dobët të ndërtesave pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë në fillim të këtij muaji, tha Ministria e Drejtësisë e Turqisë.
Ndryshe, rreth 50,000 njerëz gjetën vdekjen në të gjithë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit që goditi më 6 shkurt.
Dhe ministria tha se 626 persona ishin “të dyshuar” pasi ndërtesat u shembën plotësisht ose u dëmtuan rëndë pas tërmeteve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Disa nga të dyshuarit vdiqën në tërmet, ndërsa policia është ende në kërkim të të tjerëve.
Të shtunën, Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag tha se provat ishin mbledhur në mijëra ndërtesa.
Siç bëhet e ditur, më shumë se 5,700 ndërtesa në Turqi janë shembur, sipas agjencisë së vendit për fatkeqësitë, dhe janë shtruar pyetje në lidhje me integritetin e strukturave në disa zona të rajoneve të prekura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.