Turqia e ka bllokuar qasjen në platformën sociale, Instagram, njoftoi të premten Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK).
BTK nuk ka shpjeguar arsyet e as sa do të zgjasë kjo ndalesë, e cila pamundëson qasjen edhe në aplikacionin e Instagramit në telefonat mobilë.
Ky vendim vjen dy ditë pasi zyrtari turk për komunikim, Fahrettin Altun, e kritikoi Instagramin për, siç tha, ndalimin e postimeve ngushëlluese për vrasjen e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Kjo është thjesht censurë”, tha Altun, drejtor për komunikim në Presidencën e Turqisë, duke thënë se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje në rregullat e saj kur e kishte marrë atë vendim, raporton REL.
Pronarja e Instagramit, Meta, nuk ka komentuar as për ndalesën e as për komentet e Altunit.
Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK) e publikoi vendimin e saj më 2 gusht në uebsajtin e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.