×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia e Erdoganit nuk ia ka haberin në shkencë: Tërmeti nuk parashihet, por ata thonë se presin një dridhje 7.5 në Stamboll

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 16:09

    Qeveria turke po përgatitet seriozisht për tu përballur me një tërmet të fuqishëm në Stamboll.


    Deklarata e ministrit të brendshëm Sulejman Soylu për CNN turk ishte frikësuese, pasi një tërmet i tillë do ta rrezikonte “zhdukjen” e tërësishme të qytetit të madh turk.

    “Ne presim që Stambollin ta godasë një tërmet i magnitudës 7.5 sipas shkallës rihter. Po punojmë seriozisht për gjasat e një skenari të tillë”, tha Soylu i cituar njëkohësisht edhe nga Al Jazeera.

    Komentet e tij vijnë pas tërmetit 6,8 që tronditi provincat juglindore Elazig and Malatya. Ministri kujtoi lëkundjen 5.8 tremor të tokës në Stamboll në muajin shtator e tha se që prej atëherë, ekzekutivi ka marrë parasysh paralajmërimet për rrezikun e një tërmeti tjetër akoma më të fuqishëm në qytetin më të madh të vendit, njëkohësisht zemrën ekonomike të tij.

    Sipas Soylu, agjencitë qeveritare kanë koordinuar takime të rregullta ndërmjet 28 grupeve të punë të ngritura me qëllimin të përgatiten për sizmën prej 7.5.

    Ky është një studim mjaft kompleks, dhe përfshin masa që lidhen deri dhe me mbrojtjen e thesareve kombëtare në pallatin Topkapi Palace e deri tek nevojat e qytetarëve për t’u grumbulluar në vende të caktuar, ka qenë komenti i tij.

    Ndryshe, fatkeqësia e së premtes shkatërroi të paktën 38 të vdekur, 34 në Elazig dhe katër në Malatya, e më shumë se 1600 të plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!