Turqia ka vendosur që ta mbyllë kufirin me Iranin si masë parandaluese kundër përhapjes së mëtejme të virusit të rrezikshëm. Ky vendim erdhi pak pas njoftimit të autoriteteve iraniane për vdekjen e tetë personave.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se pikë-kalimi kufitar në provincën Van dhe pikë-kalimi tjetër në provincën Hakkari janë mbyllur për vizitorët nga Irani, raportojnë mediet turke.
Ai gjithashtu njoftoi se Turqia i ka ndërprerë përkohësisht të gjitha fluturimet nga Irani në mënyrë të njëanshme. Ky vendim do të hyjë në fuqi sonte nga ora 20, transmeton Gazeta Express.
Irani u bë shteti i parë i Lindjes së Mesme me raste të konfirmuara të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti ka njoftuar se deri më tash janë regjistruar 43 persona të infektuar.
Ndryshe, koronavirusi tashmë është përhapur edhe në Evropë e më së shumti në Itali, ku janë regjistruar më shumë se 100 raste.
Më shumë se 2400 persona kanë vdekur dhe rreth 77 mijë janë infektuar në mbarë botën deri të dielën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.