Një zgjerim i mundshëm i ujërave territoriale greke përgjatë kufirit detar me Turqinë do të ishte një arsye për luftë, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu.
“Ne nuk do të lejojmë që Greqia të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Detin Egje në 12 milje, pasi ky veprim nga ana e tyre mund të nisë luftë mes dy palëve”, u citua Çavusoglu nga Daily Sabah.
Paralajmërimi erdhi pasi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi javën e kaluar se ujërat territoriale greke në Detin Jon, drejt Italisë, do të zgjeroheshin nga gjashtë në 12 milje.
Turqia dhe Greqia kanë gjashtë milje det territorial në Detin Egje, ku një numër i madh i ishujve grekë ndodhen jo shumë larg bregdetit turk.
Greqia dhe Turqia, të dy anëtarë të NATO-s, kanë debatuar ditët e fundit rreth planeve turke për kërkime në Mesdheun lindor, i cili besohet të jetë i pasur me naftë dhe gaz. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.