×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia me masa të rrepta për ta luftuar koronavirusin

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 22:03

    Turqia sot njoftoi disa masa të reja të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), pandemisë që ka vrarë mijëra njerëz në gjithë botën, raporton Anadolu Agency (AA).


    Recep Tayyip Erdogan, presidenti i vendit, njoftoi një orë policore që kufizon personat nën moshën 20 vjeç që të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç në raste nevojash të domosdoshme.

    Ai gjithashtu njoftoi një ndalim 15-ditor për daljen dhe hyrjen e automjeteve në 31 provinca, përfshirë Stambollin, si dhe qendrat urbane të kryeqytetit Ankara, Izmirit, Bursës dhe Adanasë.

    Mbajtja e maskave të fytyrës në zona të frekuentuara me njerëz, përfshirë dyqanet, është gjithashtu e detyrueshme, tha presidenti turk.

    Deri më tani, Turqia ka konfirmuar mbi 20.000 raste me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 425.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!