Turqia është duke u përballur me pikun e dytë të pandemisë me coronavirus për shkak të “pakujdesisë” në dasma dhe organizime tjera, ka thënë ministri turk i Shëndetëisë, Fahrettin Koca, ndërkohë që po shënohet një numër në rritje i rasteve të të infektuarve dhe të vdekurve me këtë virus.
Duke folur pas takimit që ka pasur me ekipin e tij për koronaviurs, Koca ka thënë se kryeqyteti, Ankaraja, ka regjistruar rritjen më të madhe të shifrave të infektimit në ditët e fundit.
Ai ka shtuar se 29,855 punëtorë shëndetësorë kanë qenë në kontakt me virusin deri më tani, derisa prej tyre 52 kanë vdekur.
“Shpërthimi është duke vazhduar. Virusi është duke u përhapur te më shumë njerëz çdo ditë. Numri ynë i testeve po rritet çdo ditë, numri i pacientëve të rinj nuk po bie”, ka thënë Koca.
Numri i personave të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është rritur për 1,596 në 24 orë, duke e çuar shifrën totale të të infektuarve në 273,301 në Turqi.
Numri total i viktimave me koronavirus në këtë shtet është 6,462.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.