Xhamitë në Turqi u rihapën të premten, pas më shumë se dy muajsh të mbyllura, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Turqia është në proces të lehtësimit të masave të izolimit dhe ka rihapur edhe qendrat tregtare dhe sallonet e bukurisë.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se restorantet, kafenetë, bibliotekat, parqet dhe plazhet do të rinisin punën të hënën.
Qindra besimtarë me maska falën të premten Xhumanë jashtë Xhamisë së Kaltër në Stamboll, për herë të parë qysh më 16 mars.
Faljet bëhen nën udhëzime të reja që synojnë minimizimin e rrezikut të infeksionit dhe, për një kohë, do të bëhen vetëm në disa xhami dhe në disa hapësira publike në natyrë.
Turqia, vend me 83 milionë banorë, ka regjistruar mbi 160,000 raste të të infektuarve me koronavirus, raporton Rel.
Prej tyre, 4,461 kanë humbur jetën. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.