×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia konfirmon rastin e parë me koronavirus

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 14:30

    Turqia ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirus. Bëhet fjalë për një person që ishte kthyer kohët e fundit nga Evropa, ka njoftuar Ministri turk i Shëndetësisë.


    Ministri turk, Fahrettin Koca në një deklaratë televizive gjatë ditës së sotme, tha se  përgjithshme e pacientit është e mirë, transmeton Reporteri.net.

    “Të gjithë anëtarët e familjes së tij dhe ata që ishin në kontakt me të janë nën mbikëqyrje” tha Koca.

    Ministri tha se qytetari turk ka të ngjarë të jetë infektuar ndërsa udhëtonte në Evropë.

    Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve turq që të shmangin udhëtimet jashtë vendit.

    Turqia ka një popullsi prej 80 milionë banorësh dhe kufizohet me Greqinë, Bullgarinë, Gjeorgjinë, Armeninë, Sirinë, Irakun dhe Iranin, vendi më i goditur nga Lindja e Mesme.

    Stambolli, qendra turistike dhe financiare e vendit, ishte qyteti i nëntë më i vizituar në botë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!