×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia shënon viktimën e dytë më koronavirus

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 8:14

    Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi vdekjen e dytë nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend dhe rritjen e rasteve të të prekurve në 191, transmeton Anadolu Agency (AA).


    “Humbën një pacient 61-vjeçar të gjinisë mashkull. Lus Allahun ta mëshirojë”, tha Koca në një postim në Twitter.

    Ai njoftoi se janë konfirmuar 93 raste të reja me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 191.

    Që nga shpërthimi në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!