Të hënën anije kërkimore turke u kthyen në port nga ujërat e kontestuara pranë Qipros, sipas një faqeje interneti që merret me lëvizjet e anijeve në det.
Flota detare turke kishte thënë muajin e kaluar se anija Yavuz do të qëndronte në ujërat mesdhetare lindore në jugperëndim të Qipros deri më 12 tetor.
Por, faqja e internetit Vessel Finder tha që anija filloi të tërhiqej nga rajoni i diskutueshëm të dielën, dhe hyri në një port turk të hënën.
Turqia nuk ka bërë asnjë koment zyrtar.
Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh.
Dërgimi i anijes turke në Mesdhe për të kërkuar gaz natyror përshkallëzoi raportet mes tyre. Anëtarët e NATO-s, Greqia dhe Turqia, kanë tronditur aleancën ushtarake duke organizuar ushtrime ushtarake rivale në muajin gusht për të mbështetur pretendimet e tyre territoriale dhe energjetike.
Konflikti filloi të lehtësohej kur këto vende ranë dakord muajin e kaluar për të rifilluar negociatat e drejtpërdrejta në Stamboll, për herë të parë që nga viti 2016.
Mirëpo ende asnjë datë për bisedimet nuk është njoftuar. \ REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.