×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia teston raketën anti-anije në Detin e Zi

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 10:50

    Raketa e parë detare e Turqisë ”Atmaca” u testua të enjten në rajonin e Detit të Zi.


    Aktivitetet e provës së “Atmaca”, një raketë me rreze të gjatë anti-anije e zhvilluar nga Roketsan, u kryen në provincën veriore të Sinopit, sipas guvernatorit të qytetit, shkruan Anadoly Agency, përcjell Telegrafi.

    “Produkti ynë Atmaca do të frikësojë armiqtë”, citohet të ketë thënë komandanti i Forcave Detare, Admiral Adnan Ozbal, pasi vëzhgoi testet së bashku me Erol Karaomeroglu, guvernatorin e Sinopit.

    Po sipas AA, Roketsan vë në dukje “Atmaca” është një raketë goditëse me precizion të lartë, me rreze të gjatë, e cila mund të integrohet me anije patrullimi, fregata dhe korveta.

    Ndërkohë siç shkruan TRT, slogani “frikë për armikun, siguri për miqtë tanë” u përdor për raketën e prodhimit plotësisht vendas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!