×
  • Lajme
  • Botë

    Turqit arrestojnë motrën e Al-Bagdadit: Kemi kapur një “minierë ari”

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 8:36

    Turqia ka kapur motrën e  madhe të udhëheqësit të vrarë të Shtetit Islamik, Abu Bakr Al-Bagdadi sot në veri-perëndim të Sirisë. Një zyrtar turk që nuk u identifikua e quajti “arrestimin si një minierë ari”.


    Dihet pak për motrën e Al-Bagdadit. Një zyrtar turk tha se 65-vjeçarja, Rasmia Avad u kap në një rimorkio kamionësh ku jetonte me familjen e saj, afër Azazit, në një zonë që i përket rajonit sirian të kontrolluar nga Turqia, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Motra e Al-Bagdadit u gjet me burrin e saj, pesë fëmijë dhe një të afërm, njoftoi zyrtari, duke shtuar se të rriturit që ishin me të po merreshin në pyetje.

    Forcat amerikane kryen një operacion për kapjen e al-Bagdadit në veriperëndim të Sirisë natën e 27 tetorit, i cili rezultoi i suksesshëm./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!