×
  • Lajme
  • Botë

    Twitter suspendon llogarinë e zyrtarit saudit, dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 15:09

    Llogaria është suspenduar gati një vit pasi ai është pushuar nga puna për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në vrasjen e gazetarit të Washington Post-it Jamal Khashoggi.


    Ky rrjet shoqëror i ka suspenduar edhe llogaritë të lidhur me mediet shtetërore saudite në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Egjipt, në të cilat kanë postuar mesazhet prosaudite, transmeton Reuters.

    Kahtani, i cili ishte bashkëpunëtor i trashëgimtarit të fronit Mohammed bin Salman, ka drejtuar qendrën mediatike të pallatit saudit, si dhe perandorinë elektronike, detyra e të cilit ishte që në internet ta mbrojë imazhin e kësaj mbretërie dhe t’i sulmojë kundërshtarët e saj.

    Ai ka diktuar politikën saudite në çështjet e mosmarrëveshjeve diplomatike me Katarin, sigurisë dhe drejtat e njeriut.

    Kahtani nuk ishte aktiv në Twitter prej 22 tetorit të vitit të kaluar, pasi ishte shkarkuar, mirëpo burimet anonime kanë thënë për Reuters se ka vazhduar të ketë ndikim prapa skenës.

    Edhe pse prokurori publik saudit ka thënë se Kahtani ka marrë pjesë në planin për ta kthyer Kashoggin në vend, zyrtarët kanë refuzuar të tregojnë se a është burgosur ai, ndërsa burimet e Reutersit pretendojnë se ai nuk është në mes atyre që do të gjykohen për vrasje të Kashoggit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!