Presidenti Amerikan ka postuar të dielën mbrëma në Twitter një shkrim për votimet përmes postës, që pritet të mbahen në nëntor.
Dhe ky postim është parë si “mohues i rregullave të integritetit qytetar dhe zgjedhor” nga Twitteri, andaj e ka fshehur atë për të mos e parë ndjekësit e presidentit.
“Pra, tani Demokratët po përdorin kutitë e postës, që janë një katastrofë e sigurisë së votuesve. Përveç të tjerave, është e mundur që një njeri të votojë disa herë. Gjithashtu, kush i kontrollon ato? A janë të vendosura në zonat Republikane apo Demokrate? Ato nuk janë të mbrojtura nga COVID-19. Ky është një mashtrim i madh”, shkroi Trump.
Gjigandi social më vonë e vendosi një paralajmërim në këtë postim dhe tha: “Ne vendosëm një njoftim për këtë tweet, pasi ka shkelur integritetin qytetar duke bërë pretendime mashtruese për shëndetin, që mund t’i shtyjë njerëzit të mos marrin pjesë në votime”.
Ngjashëm, në muajin gusht, Twitter “e ngriu” llogarinë e Trumpit, derisa ai e fshiu një postim që përmbante “dezinformata të dëmshme për COVID-19’’, raportoi BBC-ja. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.