×
  • Lajme
  • Botë / Votimi i parë

    Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës së ri

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 21:20

    Nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i zi pas votimit të parë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Kjo gjë nënkupton se kardinalët ende nuk e kanë gjetur pasuesin e Papa Françeskut në krye të Selisë së Shenjtë.

    Ditën e sotme, 133 kardinalë me të drejtë vote u mbyllën në Kapelën Sistine, pasi bënë secili më vete pas orës 16:30 betimin me dorën mbi Bibël për ruajtjen e sekretit për gjithçka diskutohet në konklavë.

    Kardinalët nuk dalin prej andej deri kur nga oxhaku të dalë tym i bardhë, që do të njoftojë zgjedhjen e Papës së 267-të.

    Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, ata nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme. Kardinalët pjesëmarrës kanë parashikuar më herët që kjo konklavë të mos zgjasë më tepër se 3 ditë. Ndërkohë kardinalët e nisën ditën me një meshë publike në bazilikën e Shën Pjetrit.

    Masat e sigurisë përreth selisë së shenjtë janë të larta dhe garantohen nga 4 mijë trupa sigurie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!