Një shpërthim i fuqishëm ka shkundur Beirutin e Libanit dje pasdite duke shkaktuar rreth 100 vdekje dhe mbi 4 mijë të plagosur.
Kjo fatkeqësi e libanezeve dyshohet që erdhi nga shpërthimi i disa rezervave me kimikate të rrezikshme në një port të Beirutit.
Pamjet që vijnë nga atje janë të tmerrshme dhe të dhimbshme, po ashtu të rënda për njerëzit e ndjeshëm.
Një qytetar ka xhiruar momentin e shpërthimit derisa ai ishte duke vozitur në rrugë. Në pamjet e jashtëzakonshme, shihet se si tymi i madh që pasoi nga shpërthimi mbulon edhe diellin që po shkëlqente në atë ditë të bukur që u kthye në tragjedi./Reporteri.net
https://www.facebook.com/cycloneofrhodes/videos/744272886372178/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.