Një 97-vjeçar është bërë studenti më i vjetër në Itali që u diploma në Universitetin e Palermos, Giuseppe Paterno ka realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të jetës së tij që të diplomohet për Histori dhe Filozofi.
97-vjeçari do të jetë në gjendje të festojë dy herë: jo vetëm gradën e fituar, por edhe titullin e studentit më të vjetër. Paterno është babai i dy fëmijëve dhe gjyshi i katër nipërve dhe mbesave. Ai vendosi të regjistrohej në Universitetin e Palermos në 2017 dhe që prej asaj kohe iu përkushtua në maksimum studimeve, shkruan abcnews.al.
Por, ai tashmë ka një qëllim tjetër të rëndësishëm që kërkon të realizojë: marrjen e diplomës në nivelin master. “Kush e di ndoshta mund të vazhdoj dhe dy vitet e masterit, pasi edhe nëna ime Giovanna jetoi deri në moshën 100-vjeçare, mund ta bëj edhe unë. Unë kurrë nuk lodhem, iu them të rinjve të bëjnë të njëjtën gjë. Të vazhdojnë të studiojnë gjithmonë, sepse pengu im i vetëm është se nuk arrita ta bëja këtë kur isha i ri“, thotë Paterno.
“Ky student shumë i veçantë është një dëshmi e gjallë se si pasioni mund të bëjë të mundur arritjen e ndonjë rezultati. Një mësim për të gjithë, veçanërisht për më të rinjtë.”, tha rektori i Universitetit të Palermos, Fabrizio Micari.