×
  • Lajme
  • Botë

    U ekzekutua në mënyrën më brutale nga forcat ruse, ushtari ukrainas merr titullin Hero i Ukrainës

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 20:26

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dha titullin Hero i Ukrainës, ushtarit të ekzekutuar ukrainas Oleksandr Matsiyevksy.

    Ushtari ukrainas i paarmatosur i cili ishte zënë rob nga forcat ruse u ekzekutua në mënyrën më brutale të mundshme dhe momenti i vrasjes së tij ishte xhiruar dhe pamjet kanë bërë xhiron anembanë në internet.

    Zelensky përmes një postimi në Twitter ku informoi publikun e gjerë për dhënien e titullit tha se Matsiyveksy do të njihet dhe kujtohet gjithmonë për trimërinë e tij, për besimin e tij në Ukrainë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!