×
  • Lajme
  • Botë

    U gjet i vdekur dhe me plagë në kokë, detaje se kush e nxori në pritë ish-shefin e antidrogës

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 17:22

    Vdekja e ish shefit të antidrogës, njëkohësisht oficeri i lartë i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, vazhdon të mbetur e rrethuar me mister.


    Policia e Malit të Zi e gjeti trupin e tij të pajetë disa ditë më parë në Lumin Buna, në kufi me Shqipërinë.

    “Autopsia vërtetoi se bëhet fjalë për oficerin Elezoviç dhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë po punon për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e drejtorisë policore. Mediat vendase shkruajnë se polici kishte një plagë plumbi në kokë, por në vendngjarje nuk u gjet asnjë armë. Ato pretendojnë se Elezoviç e kishte lënë armën e shërbimit në shtëpi dhe ka dalë të takojë një person të panjohur për familjarët, të cilëve u ka thënë se do të shkonte në Shkodër e do të kthehej shpejt.

    Mendohet që mund të ketë qenë një kurth. Zhdukjen e 54 vjeçarit e raportoi e shoqja, Marina që në 27 maj. Mësohet se kohët e fundit Elezoviç kishte punuar në sektorin e anti-trafikut në Policinë Kufitare të Malit të Zi dhe kishte hetuar trafikun dhe goditjen ndaj trafikantëve në të dyja anët e kufirit në bazë të marrëveshjes dypalëshe. Autoritetet malazeze nisën menjëherë hetimet duke kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje edhe nga autoritetet shqiptare./Tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!