×
  • Lajme
  • Botë

    U grindën për parkimin, burri masakron me thikë çiftin

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 18:27

    Një burrë ka masakruar një çift me thikë në banesën e tyre pasi u grindën për një vend parkimi.

    Sherri lindi pasi ndërtimet e reja sollën konflikte mbi parkingjet në lagje. Ish-ushtari Collin Reeves dhe çifti Stephen dhe Jennifer Chappel jetonin në të njëjtin bllok banesash.

    Reevens ishte konfliktuar disa herë me çiftin, me pretendimin se ata zinin zonën e tij të parkimit, deri sa në një natë ai vendosi t’i vriste. Ai kaloi fshehurazi gardhin dhe hyri në shtëpinë e fqinjëve të tij duke mbajtur një thikë në dorë.

    Hapi derën e pasme të shtëpisë, dhe aty gjeti zonjën Chapple, 33 vjeçe, në kuzhinë duke e kapur në befasi dhe duke e gjuajtur disa herë me thikë në trup. Plagët rezultuan fatale dhe gruaja vdiq në vend.

    Pasi dëgjoi të bërtiturat e gruas, bashkëshorti i saj shkoi në kuzhinë, por Collin lëvizi me shpejtësi duke e goditur dhe atë plot 8 herë me thikë. Gjatë kë kësaj kohe fëmijët e mitur të çiftit po flinin në katin e dytë të shtëpisë, dhe kuptuan çfarë kishte ndodhur vetëm pasi në shtëpinë e tyre shkoi policia.

    Pasi kreu krimin, ish-ushtari kaloi përsëri gardhin dhe u kthye në shtëpinë e tij, nga ku lajmëroi policinë për t’i thënë se kishte vrarë fqinjët.

    Ngjarja shokoi banorët e lagjes, të cilët treguan se mund të ishte parandaluar për shkak se disa ditë më parë Collin kishte sulmuar sërish gruan duke e goditur në fytyrë dhe e kishte paralajmëruar se do e vriste. Por duket se autoritetet neglizhuan dhe çifti mendoi ta linte me kaq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!