Drejtuesi i një autobusi të qytetit, i cili shtirej si zjarrfikës vullnetar, thuhet se është 43-vjeçari që u arrestua dje, për zjarrvënie të qëllimshme në Kryoneri.
Ndërsa ai me sa duket po ndihmonte për të shuar zjarrin, vatra të reja u gjetën papritur pas tij. Në fakt, menjëherë më pas, ai nxitoi te vatrat që i kishte ndezur vetë dhe bëri sikur i fik. Por e gjithë skema u zbulua dhe policia i vuri prangat.
I ndaluari po ndiqet penalisht për shkaktimin e zjarrit në pyll. Për më tepër, ndjekja penale kundër tij përfshin akuzat për kundërvajtje për posedim të drogës. Ngjarja ka shokuar opinionin publik dhe ende nuk dihet qëllimi se pse i arrestuari ndizte zjarret.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.