Ai duhej të nisej për në Londër me një fluturim nga aeroporti i Linate në itali, por pa prangat në duar sapo tregoi dokumentet.
Kjo ndodhi pasditen e së premtes më 22 Janar, me protagonist një 23-vjeçar shqiptar, i cili duhet të përballet tani me drejtësinë italiane, me akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”.
Gjithçka ndodhi gjatë kontrolleve për fluturimet drejt Londrës.
23-vjeçari u tregoi oficerëve një kartë identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuar spanjolle. Një agjent vuri re se diçka nuk ishte në rregull dhe, gjatë kontrollit i bëri disa pyetje në spanjisht; pyetje që mbetën pa përgjigje.
23-vjeçari, i vendosur përpara provave, shpjegoi se ai ishte një shtetas shqiptar, se ai kishte kaluar kufirin Schengen në Hungari dhe se kishte mbërritur në Itali pasi kishte qëndruar në vende të ndryshme të Evropës duke treguar letërnjoftime të rreme.
Gjykata e Milanos e la në paraburgim shqiptarin, njofton mediat italiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.