Dy mjekë të njohur nga Florida, babë dhe bir, kanë vdekur nga komplikimet me COVID-19, sipas një anëtari të familjes.
Mjeku Carlos Vallejo, 57 vjeç dhe babai i tij, doktori Jorge Vallejo, 89 vjeç, u shtruan në spital gjatë orëve të para të mëngjesit të “Ditës së Babait”. Ata vdiqën ndaras brenda pesë jave, tha djali i Carlos, Charlie Vallejo.
Mjeku Jorge Vallejo ishte një obstetër dhe gjinekolog në pension që punoi për më shumë se 45 vjet në zonën e Miamit dhe trajtonte njerëz të famshëm, si këngëtarja Celia Cruz. Ai ishte i njohur për ndarjen e dy foshnjave më të vogla në botë, gjegjësisht 22 javëshet që peshonin 400 gramë.
Ai e dërgoi familjen e tij, duke përfshirë dyvjeçarin Carlos në Miami nga Guantanamo, Kuba, në vitin 1965. Të tre djemtë e tij studiuan mjekësi, transmeton Telegrafi.
Carlos Vallejo ishte në vijën e parë të pandemisë, duke u përshtatur me pajisjet mbrojtëse dhe ka shruar dhjetëra pacientë me COVID-19.
Charlie i tha CNN-it se babai po i trajtonte pacientët si familje. “Ai ishte kujdesur shumë”, tha Charlie Vallejo. “Ai vdiq si hero”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.