Ministrja e Zhvillimit Rajonal në Kroaci, Gabriela Zhalec, patentë shoferi i së cilës nuk ishte i vlefshëm në kohën kur goditi me veturë një fëmijë, dha dorëheqje.
Zhalec duke qarë dorëzoi mandatin. Ajo tha se patentë shoferi i saj kishte skaduar në qershor të vitit 2016, gjë të cilën ajo nuk e dinte, shkruan portali kroat index.hr, transmeton Reporteri.net
“Unë ia ofrova dorëheqjen e Kryeministrit të shtunën, ia oforva atij mandatin tim në dispozicion. Nuk më arsyeton fakti që nuk kisha patentë shofer valide. Ishte çështje e një sërë rrethanash. Para rrugës sime, një fëmijë vrapoi, u mundova ta shmang fatkeqësinë, por ishte e pamundur”, tha Zhalec.
“Nuk e dija këtë, unë nuk vozis në Zagreb. Policia do t’ju informojnë për këtë ngjarje, kërkoj falje publike, nuk ka asgjë që më justifikon. Leja më është lëshuar në vitin 2006. Zgjatë dhjetë vjet dhe unë deri të shtunën nuk e dija këtë”, u shpreh ajo.
Vendimi i kryeministrit kroat është në pritje. Zhalec ende nuk e di nëse kryeministri do ta pranojë dorëheqjen e saj. Ai sot gjatë ditës pritet të dalë me një deklaratë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.