Një çift francez, të cilët u kapën me 40 kg rërë të vjedhur në ishullin e Sardenjas në makinën e tyre, mund të përballen me një dënim prej 6 vitesh heqje lirie.
Ata u justifikuan se donin ta çonin në shtëpi rërën si një “suvenir” për të zbukuruar shtëpinë dhe se nuk ishin në dijeni se kjo gjë përbënte një vepër penale.
Çifti francez e kishte futur rërën në 14 shishe plastike në bagazhin e një automjeti tip “SUV” dhe ishin gati ta ngarkonin në një traget që shkonte drejt Toulon, Francë.
Rëra e famshme e Sardenjës konsiderohet si pasuri publike dhe heqja e saj nga ishulli është rreptësisht e ndaluar.
Për vite me radhë, banorët e zonës janë ankuar për vjedhjen e burimeve natyrore, përfshirë rërën.
Sipas një ligji të vitit 2017, tregtimi me rërën dhe guralecët është i paligjshëm, dhe zakonisht dënohet me gjobë deri në 3,000 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.