Një video shqetësuese e një nëntëvjeçari është përhapur në rrjetet sociale, pasi shihet duke qarë e duke kërkuar vdekjen, pasi ishte përballur me ngacmime në shkollë për pamjen e tij.
Me këtë rast komediani Brad Williams do t’i paguajë djaloshit udhëtim prej 30,000 dollarëve në Disneyland, transmeton gazeta online Reporteri.net
Videoja, e cila deri më tani ka marrë mbi 10 milionë shikime, tërhoqi mijëra komente, ndërsa të tjerët kanë vendosur të përkrahin nëntëvjeçarin, si dhe të tjerët që vuajnë nga ngacmimet.
Komediani Brad Williams, i cili edhe vuan nga i njëjti çrregullim, pa këtë histori, kështu që vendosi të mbledhë 10,000 dollarë për të ndihmuar të riun dhe nënën e tij që t’i paguajë udhëtimin nga Australia në Disneyland në Kaliforni.
“… ngacmimi ndaj ti nuk do të tolerohen, pasi ai është një qenie njerëzore e mrekullueshme që meriton gëzim”, u shpreh Williams.
“Kjo nuk është vetëm për Quaden, kjo është për këdo që është ngacmuar në jetën e tyre, le t’i tregojmë djaloshit dhe të tjerëve se ekzistojnë të mirat në botë”, ka shtuar Williams.
Ndërkaq ai më tutje ka treguar se është në kontakt me nënën e Quaden dhe se çdo para e mbetur pas udhëtimit do të dhurohet për bamirësi, si shenjë vetëdijesimi kundër ngacmimit.
Pasi vendosjes së fushatës për fondin “GoFundME” në rastin konkret, të hollat prej 10,000 dollarëve janë rritur në 30,000. /Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.