Trupi i një njeriu ra nga një aeroplan i Kenia Airways në kopshtin e një shtëpie në Londër. Mediet britanike raportuan: -“Trupi i një klandestini të dyshuar përfundoi në kopshtin e një shtëpie në Clapham, Lambeth, në jug të Londrës”. Policia dhe linja ajrore konfirmuan lajmin.
Trupi i një njeriu ra nga një aeroplan i Kenia Airways në kopshtin e një shtëpie në Londër. Mediet britanike raportuan: -“Trupi i një klandestini të dyshuar përfundoi në kopshtin e një shtëpie në Clapham, Lambeth, në jug të Londrës”. Policia dhe linja ajrore konfirmuan lajmin. Dyshohet se kufoma është hedhur nga një avion që po vinte nga Nairobi, drejt Londrës.
Dyshohet se viktima ishte brenda aeroplanit pranë marsheve të uljes dhe me gjasë mund të ketë vdekur nga i ftohti. Vetëm kur marshet e uljes janë hapur, trupi i njeriut ka rënë në tokë pasi është thithur nga vorbulla e ajrit. Një qese u gjet në aeroplan, ujë dhe ushqim.
Aeroplani, një Boeing 787, zbriti në Heathrow në orën 3:56 të dielën.
Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur. Më 22 shtator 2012, një 30-vjeçar nga Mozambiku vdiq para se një aeroplan nga Angola të ulej në tokë. “Viktima mendoi se mund t’i mbijetonte fluturimit 9 orësh, por për fat të keq nuk ishte kështu”./tch.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.