×
  • Lajme
  • Botë

    U pezullua nga puna, gazetarja gjermane kërkon falje pasi ishte lyer me baltë para raportimit

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 8:34

    Gazetarja Susanna Ohlen ishte shfaqur e papastërt në rroba dhe fytyrë, përpara se të raportonte nga një vend i përmbytur në Gjermani, në një përpjekje për ta bërë raoprtin të ndihej më autentik.


    Një reportere e televizionit gjerman ka kërkuar falje pasi u shfaq një video e saj e lyer me baltë përpara transmetimit nga një zonë e shkatërruar nga përmbytjet javën e kaluar, shkruan dw

    Prezantuesja e RTL Susanna Ohlen, 39 vjeçe, tha se ishte një “gabim serioz” të vendoste baltë në rrobat e saj para se të raportonte nga zonat e goditura rëndë nga përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani.

    “Si gazetare, kjo nuk duhet të më kishte ndodhur kurrë. Si një person që merr vuajtjet e të gjithë të prekurve në zemër, më ka ndodhur mua. Më falni”, shkroi ajo në Instagram.

    “Pasi kisha ndihmuar tashmë privatisht në rajon në ditët e mëparshme, kisha turp të qëndroja para kamerës me rroba të pastra, para punonjësve të tjerë të ndihmës. Si rezultat, pa menduar dy herë, lyeva baltë në rrobat e mia”, tha tha.

    Ndërsa video me sa duket tregon se ajo gjithashtu vendos baltë në fytyrën e saj, por reportetja nuk dha një arsye për këtë.

    Ohlen, e cila gjithashtu drejton “Good Morning Germany”, ishte prezantuar në program si një person që kishte ndihmuar në pastrimin në Bad Münstereifel, një qytet në shtetin e Nordrhein-Westfalen, i cili pa dëmtime të përhapura pas reshjeve rekord javën e kaluar .

    “Veprimet e reporteres tonë kundërshtojnë qartë parimet gazetareske dhe standardet tona. Prandaj, ne e pezulluam atë të hënën, pasi e mësuam atë”, tha një zëdhënëse e RTL të enjten. RTL është një nga transmetuesit më të mëdhenj privatë të Gjermanisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!